75 Mall Live Search
14:06 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Me lot në sy, mbrojtësi argjentinas përshëndetet me futbollistët e Dortmundit

Aaron Anselmino përshëndetet me bashkëlojtarët e tij te Borussia Dortmundi. Nuk i mban dot lotët.

Mbrojtësi argjentinas po rikthehet te Chelsea, pasi trajneri Liam Rosenior e sheh si perforcim gjatë gjysmësezonit të mbetur, shkruan Indeksonline

20-vjeçari u përshtat mjaft mirë te skuadra gjermane, ku në Bundesliga zhvilloi gjashtë ndeshje dhe shënoi një gol.

Chelsea e kishte blerë kartonin e plotë nga Boca Juniors gjatë vitit 2024 për 16 milionë euro.

Por, një sezon e kaloi te Boca si huazim dhe një pjesë të sezonit te Borussia Dortmundi në Gjermani./Indeksonline/