75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / V R

Me lugë e tenxhere, gastronomët protestojnë kundër masave anti-Covid

Ashtu siç kishin paralajmëruar, të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës po mban aktivitetin simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

 Sipas tyre masat e reja të izolimit në fundjavë nga qeveria janë të papranueshme, shkruan Indeksonline.

Ata sot kanë dalur përpara kafiterive në shenjë revolte për masat të cilët thonë se i dëmtojnë ekonomikisht.

Kujtojmë që aktualisht, hyrje-daljet gjatë fundjavës ndalohen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Hyrjet dhe daljet në këto qytete ndalohen nga e premtja në orën 20:00, deri të hënën në orën 05:00.

Në këtë periudhë do të jenë mbyllura edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës./Indeksonline/