“Me ma t’mirin e të tanve”, Rama ndan foto me Dritan Abazoviçin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Rejkjavík të Islandës, ku po merr pjesë në samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës.
Pak minuta më parë, ai ka ndarë një foto me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Krahas fotos, kryeministri i Shqipërisë ka shkruar: “Me ma t’mirin e të tanve *Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës”.