Me maska dhe armë, policia kap në Kakavijë dy ekstremistët grek
Policia shqiptare ka shoqëruar dy shtetas grekë të cilët do të procedohen për nxitje urrejtje mes kombeve si edhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se dy shtetasit grekë po dërgohen në Prokurori për tu proceduar penalisht.
Sipas burimeve nga policia atyre u janë gjetur bluza me mbishkrime që ngjallin urrejtje, armë, kapuç dhe sende të tjera të ndaluara.
Ndërkohë në galerinë e mësipërme mund të gjeni fotot nga disa prej sendeve të sekuestruara nga policia./Foxweb/