13:48 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Me maskë në fytyrë, Rita Ora paralajmëron diçka të re!

Sukseset e Rita Orës po shtohen çdo ditë e më shumë.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore nuk e ka ndërmend të ndalet duke vazhduar me punën në sjelljen e projekteve të reja, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi që ka hedhur së fundi në llogarinë e saj të Instagram-it, 28 vjeçarja ka treguar se shumë shpejt do ta shohim me një tjetër këngë teksa u shfaq më ndryshe.

“ Shumë shpejt”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një imazhi ku këngëtarja shihet me maskë në fytyrë.

Kujtojmë që javë më parë, Rita publikoj këngën ‘Ritual’ në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue./Indeksonline/