75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 15 Gusht 2025 / A

Me mbështetjen e BE-së, Kurti përuron banesat për familjet në ndihmë sociale dhe të UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se 200 familje, 100 prej tyre përfitues të ndihmës sociale dhe 100 të tjera të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të UÇK-së, në katër ndërtesa, dy në Hajvali dhe dy te Medreseja në Prishtinë, tashti banojnë në objekte të rinovuara, me mure të izoluara, dritare e dyer të reja, e me sisteme efiçiente të ngrohjes.

May be an image of text
No photo description available.

“Në Komunën e Prishtinës, përveç banesave sociale, kemi rinovuar edhe 15 objekte publike me vlerë rreth katër milionë euro dhe kemi përkrahur 425 familje me subvencione për izolim të shtëpive të tyre. Në nivel vendi, janë gjithsej 28 ndërtesa sociale, në të cilat banojnë 889 familje, e që janë pjesë e programit që mbështetet nga Bashkimi Evropian në masë prej 90% dhe zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Në kuadër të investimeve për efiçiencë janë po ashtu edhe 125 objekte publike, kurse për mandatin e ardhshëm kemi të planifikuar rinovimin për efiçiencë të energjisë edhe të 400 objekteve të tjera.

May be an image of 2 people and the Oval Office
May be an image of 3 people and text

Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen financiare, Ministrinë e Ekonomisë për hartimin e programit, Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për zbatimin e tij dhe Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin. Urime banorëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

No photo description available.
May be an image of street and text
May be an image of sliding door
May be an image of 8 people
May be an image of 5 people, crowd and text
May be an image of 3 people and text
May be an image of 4 people and text
May be an image of 5 people