Me mëngë të gjata e çaj, Haradinaj sfidon vapën afrikane që ka kapluar vendin

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka vizituar ditën e sotme qytetin e Prizrenit. Atje ai ishte në mesin e qytetarëve në lagjen “Kurilla”.
Ish-kryeministri ka publikuar fotografi në Facebook duke treguar se aty u mirëprit me çaj të zi.
“Në lagjen Kurilla në Prizren”, njofton Haradinaj.
“Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me qytetarët dhe pirja e çajit të shijshëm që shërbehet atje”, shkroi Haradinaj në Facebook.