Me Messin gjithçka është e mundur – Barcelona fiton ndaj Betisit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Barcelonës dhe Real Betisit, duel ky në kuadër të xhiro s së nëntë në La Liga.
Barcelona filloi mirë këtë takim pasi të parët shënuan përmes Dembele, por Betisi nuk u dorëzua, ku me Sanabria barazuan rezultatin dhe mbyllën pjesë ne parë në 1:1, shkruan IndeksOnline
Pjesa e dytë ishte diçka tjetër, Messi u inkuadrua në lojë në vend të Fatiti dhe shënoi dy gola, një erdhi nga Griezmann dhe të fundit e realizoi Pedri.
E Betisi nuk arriti asgjë më shumë sa të shënoi edhe një gol për ta vendosur kështu epilogun e takimit në 5:2.