08:00 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / AR

“Më mirë të rrish vetëm se sa me njerëz që të shfrytëzojnë”, me kë e ka Luizi?

Përgjithësisht postimet e tij janë të shoqëruar me nota humori por ditën e sotme, Luiz Ejlli ka suprizuar me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi, ku shihet me pamjen e tij të re, ndërkohë që shihet i ulur në divan.

“Më mirë të qëndrosh vetëm, se sa me njerëz që nuk të vlerësojnë por thjesht të shfrytëzojnë“, shkruan protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, bashkangjitur fotos së tij.

Këtë postim Luizi ka preferuar ta shoqërojë me kolonën zanore të filmit “Gladiator”, “Now We Are Free”, e kënduar nga Leona Lewis. Në fakt teksti i kësaj kënge ka në thelb triumfin dhe ndjenjën e clirimit.

Nuk është ende e qartë se kush e ka shfrytëzuar këngëtarin, i cili mesa duket është shumë i zhgënjyer.

Postimi i Luizit ka marrë më shumë se 52 mijë pëlqime në Instagram dhe mijëra komente, ku pjesa më e madhe e këshillojnë që të rrijë pranë Kiarës dhe të krijojë familjen e tij.