75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Me mish e me shpirt”, Barcelona merr tri pikë ndaj Betisit

Barcelona ka fituar me vështirësi në udhëtim te Real Betis.

Katalonasit fituan me rezultat 2-3 edhe pse dy herë ishin duke humbur.

Golat për vendasit i shënuan Canales në minutën e 6-të dhe Fekir në minutën e 26-të, shkruan Indeksonline.

Ndërsa golat për Barcelonën i shënuan De Jong në minutën e 9-të, Busquets në minutën 45+3 dhe Lenglet në minutën e 72-të.

Barcelona mbetet në vendin e dytë me 49 pikë, tri pikë më pak se Real Madridi. /IndeksOnline/