11:15 / E Diele, 05 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

“Më morën të gjitha rrobat”, Ivana Knoll bie pre e grabitjes në Paris

Ivana Knoll, modelja kroate që u bë e njohur Kupën e Botës 2022 ka përjetuar një shqetësim të madh teksa pas zbarkimit në Paris, i kanë grabitur paratë dhe fustanet me vlerë.

“Sapo mbërrita, ata arritën të më vidhnin një valixhe të vogël”,  ka shkruar Knoll Doll në rrjetet sociale, e më pas ka zbuluar më shumë detaje rreth situatës dramatike për fansat e saj.

“Përshëndetje nga Parisi, vetëm për t’ju bërë të ditur se jam mirë. Sapo u grabita siç ndodh zakonisht këtu. Herën e fundit që mbërrita, ma morën çantën dhe portofolin dhe tani valixhen. Më morën të gjitha rrobat, nuk e di se çfarë do të vesh sonte”, shkruan Knoll. /abcnews.al