10:09 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me muskuj të fuqishëm jetoni më gjatë

Nuk vihen në diskutim asnjëherë të mirat e ushtrimeve fizike. Sipas një studimi të fundit të bërë ka treguar që ushtrimet ndikojnë në jetëgjatësinë.

Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Michigan, nëse keni muskuj të fuqishëm mund të jetoni më gjatë, transmeton Indeksonline.

Studimi ka gjetur që njerëzit me muskuj të dobët kanë 50 për qind mundësi të vdesin më herët se sa personat me muskuj të fuqishëm.

Në këtë studim janë 8326 persona që kanë qenë mbi moshën 65 vjeçare.  46 për qind e personave kanë pasur muskuj të dobët dhe kishin mundësi të vdisni më herët se të tjerët që ishin më të fuqishëm./Indeksonline/