14:00 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Me nderime shtetërore varroset Hilmi Haradinaj (Video)

I është dhënë lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt, babait të dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Hilmiu është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, raporton Indeksonline.

Homazhet për të nisën në ora 11:00 para Kullës në Gllogjan teksa është mbajtur edhe ceremonia mortore, tubimi i hapur komemorativ para kullës së dëshmorëve.

Babai i kryeministrit vdiq pasi qëndroi disa ditë i shtrirë në spital.

Shumë njerëz, personalitete të ndryshme kanë zgjedhur që në forma të ndryshme të përkujtojnë atë teksa në homazhe dhe varrimin e sotëm morën pjesë mijëra njerëz nga vende të ndryshme./Indeksonline/