16:00 / E Premte, 15 Tetor 2021 / A. M.

Me nderime tek ‘Ibrahim Rugova, ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Heroinat’ Daut Haradinaj mbyll fushatën për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, fushatën e tij për Prishtinën e ka përmbyllur me nderime tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, Zahir Pajazitit dhe tek obelisku Heroinat. Haradinaj ecjen e ka përmbyllur tek Monumenti Newborn, ku është pritur nga dhjetëra të rinj që votojnë për herë të parë, të cilët i shprehën mbështetjen e tyre në garën për të parin e Prishtinës.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

‘E mbyllëm këtë fushatë me nderime për themeluesit e lirisë e shtetësisë që qëndrojnë krenarë në sheshet e Prishtinës. E përmbyllëm me të rinjtë që votojnë për herë të parë’, tha Haradinaj.

‘Bashkë me asambleistët dhe ekipin sot ishim jashtë politikës ditore, sot marshuam për Ibrahim Rugovën, për Zahir Pajazitin, për gratë tona Heroina’, u shpreh Haradinaj.

May be an image of 2 people, people standing and body of water

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se Prishtina ka rrënjët në historitë e lavdishme të lëvizjeve të luftës e paqes, në sakrificat dhe dhimbjen e grave tona, në krenarinë tonë të përbashkët, qëndresën dhe unitetin tonë.

‘Sot ishim një me qytetarët, të kaluarën, të tashmen dhe të sigurtë për të ardhmen’, përfundoi Haradinaj.

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of 2 people, people standing and body of water
May be an image of 7 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing and outdoors