75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 12 Qershor 2026 / MSH1

Me nderime ushtarake, varroset ish-komandanti Sahit Jashari

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, u përcoll sot për në banesën e fundit.

Me nderime ushtarake, bashkë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe bashkëluftetarëve të tij, Jashari u varros në Prekaz, në ditën e çlirimit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në ceremoninë mortore të tij u hasen figura të shumta të luftës çlirimtare, përfshirë Sami Lushtaku e Ali Ahmeti.

Jashari vdiq në moshën 61-vjeçare, duke lënë pas vetes veprën e lavdishme të çlirimit të Kosovës./IndeksOnline/