“Me ndërmjetësimin finlandez, do t’i jepet fund izolimit të Kosovës”
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Sufaj pritur në Ambasadën e Finlandës nga Ambasadorja Anne Sipiläinen.
Cufaj ka thënë se me ndërmjetësim finlandez do t’i jepet fund izolimit të shtetit dhe popullit, pra qytetarët do të marrin liberalizimin e merituar të vizave, transmeton Indeksonline.
“Sot në Ambasadën e Finlandës u prita nga SH.S. Zonja Anne Sipiläinen. Ambasadores Sipiläinen pos që i urova për detyrën e re në Berlin, i dëshirova sukses në Presidencën e BE-së të cilën shteti i saj e mori nga dje, i fola për 2 Momente historike që Republikën e Kosovës e lidhin me Republikën e Finlandës.
Me
ndërmjetësimin e Presidenitit finlandez Martti Ahtisaari u arrit Marrëveshja e
Kumanovës dhe regjimi i Milosheviqit u përndoq nga Kosova.
Me ndërmjetësimin e Presidentit finlandez Martti Ahtisaari Kosova u shpall
shtet dhe bë republika më e re e Evropës.
Dhe tash, jemi shumë optimist, që me ndërmjetësimin finlandez, do t’i jepet fundi i izolimit të një shteti dhe populli- dhe qytetarët tanë do ta marrin liberalizimin e merituar të vizave!
Finlanda është pjesë e historisë së Kosovës dhe një prej shteteve më mike që vendi ynë ka”, ka shkruar Cufaj.
