75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

“Më ndryshove jetën”, Aurela Gaçe me dedikimin për vajzën e saj

Vajza e  këngëtares Aurela Gaçe, Grace feston sot ditëlindjen.

Vogëlushja mbush 9  vjeç dhe mami Aurela ka thënë fjalët më prekëse për të në një postim në Instagram.

Aurela ka publikuar një foto të  vajzës dhe fjalët që i ka dedikuar janë kaq të bukura!

9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë”, ka shkruar Aurela.

Menjëherë pas postimit kanë ardhur me qindra urime nga miq, fansa e të afërm të saj. Aurela ka dhe një vajzë tjetër, Abigail dhe me të dyja vogëlushet ka një lidhje shumë të fortë.