10:25 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / A. M.

Më në fund alkool për Mbretëreshën Elizabeth, nga çfarë kanë frikë mjekët

Ajo pi rrallë në publik, por privatisht, monarkja britanike duket se e shijon pijen e saj, prej vitesh tani.

Martini thuhet se është pija e preferuar e Mbretëreshës Elizabeth, e cila duket se është e detyruar të heqë dorë nga ky zakon i dashur.

Sipas një burimi familjar të cituar nga Vanity Fair, mjekët e Mbretëreshës Elizabeth e kanë ndaluar plotësisht atë të pijë alkool “për të siguruar shëndetin e saj më të mirë të mundshëm në të ardhmen, veçanërisht duke pasur parasysh orarin e ngarkuar në muajt e ardhshëm”.

95-vjeçarja ka shumë detyrime formale përpara saj, si dhe festime të shumta.