75 Mall Live Search
20:33 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Më në fund, Arda Guler shënon në fitoren e Real Madridit ndaj Celta Vigos

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Golin e fundit për Real Madridin e shënoi Arda Guler në minutën e 94’të, shkruan Indeksonline

Këtë gol, mesfushori turk e ka pritur që një kohë të gjatë dhe i tregoi Carlo Ancelottit se është gati për të luajtur standard.

Golat tjerë për ekipin madrilen i realizuan: Vinicius Junior, Dominguez (autogol) dhe Guaita (autogol).

Me këtë fitore, Real Madridi po shkon sigurt drejt titullit kampion, ata tani kanë 69 pikë në pozitën e parë./Indeksonline/