Më në fund, Avdullahu i thotë PO Kosovës

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka konfirmuar se Leon Avdullahu i ka thënë ‘PO’ Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka shkruar se pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës.
“Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.
Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen”, ka shkruar Ademi, raporton IndeksOnline.
Ai i ka uruar mirëseardhje Avdullahut të Kosova.
“Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty. Të priftë e mbara me Kosovën!”, ka shkruar Ademi. /IndeksOnline/