75 Mall Live Search
20:47 / E Diele, 20 Tetor 2024 / G T

Më në fund, Elbasan Rashani shënon në La Liga 2

Skuadra e Elches shënoi fitore në javën e 10-të në La Liga 2 në Spanjë, pasi mposhti 2:1 Sporting Gijonin.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, shkruan Indeksonline

Rashani shënoi në minutën e 66’të që ishte edhe goli i fitores për ekipin e tij.

Ky ishte goli i parë në Spanjë për lojtarin kosovar dhe për fanellën e Elches.

Kujtojmë që Rashani u transferua te Elche nga skuadra franceze, Clermont Foot./Indeksonline/