75 Mall Live Search
23:52 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Më në fund Hazard i kthehet Real Madridit në skuadër

Eden Hazard tashmë do të kthehet në skuadrën e Real Madridit dhe kjo pritet të ndodh të dielën, në ndeshjen e radhës të këtij klubi.

Futbollisti ishte jashtë fushës që nga lëndimi që mori më 26 nëntor, kurse tani dy muaj më vonë Zidane e ka përfshirë në skuadër dhe pritet ta lejojë futbollistin të luaj si startues, apo ta lërë atë të luaj në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Hazard edhe pse ishte shëruar plotësisht pak ditë më parë nuk u fut në lojë nga Zidane për shkak që sipas tij futbollisti kishte pak stërvitje me skuadrën./Indeksonline/.