21:42 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Më në fund, Ilir Meta dekreton Lleshin si Ministër të Brendshëm

Në limite të afateve, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Afati për dekretimin e Lleshit përfundonte në orën 00:00.

Lleshi u emërua zëvendësministër i Brendshëm pasi nuk u dekretua herën e parë nga Meta, ndërsa presidenti ka pranuar ripropozimin e dytë të kryeministrit Edi Rama për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm, shkruan TCh.

Mesditën e sotme, Presidenti Meta e liroi si gjeneral Sandër Lleshin.

Më poshtë dekreti:

DEKRET PËR EMERIM MINISTRI:

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META