Më në fund, Jennifer Aniston zbulon “pa dashje” të dashurin

Jennifer Aniston ka bërë një hap të madh drejt të dashurit të saj të ri, Jim Curtis, me një postim në Instagram.
Pasi ndezi thashetheme për një romancë në korrik, kur u panë duke shkëmbyer puthje gjatë pushimeve në Spanjë, aktorja 56-vjeçare tani ka konfirmuar se janë bashkë, transmeton Indeksonline.
Ylli i serialit “Friends” ndau një seri fotosh duke i thënë lamtumirë verës, përfshirë një foto kushtuar Jim-it.
“Faleminderit, verë”, shkroi Aniston përkrah fotove të saj duke pozuar me miq të ngushtë si Courteney Cox, Sandra Bullock, Adam Sandler dhe Jason Bateman, si dhe qentë e saj të dashur.
Edhe pse ajo nuk e etiketoi, fansat nuk e humbën foton e shtatëmbëdhjetë të serisë, e cila tregon Jimin nga prapa ndërsa shikon perëndimin e diellit në plazh. Curtis njihet ndryshe si trajner./Indeksonline/
