75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Gj. Sh

Më në fund ka festë te Chelsea, fiton titullin e Conference League

Chelsea është fituese e edicionit të tretë të Conference League.

Në finalen e madhe e cila u zhvilua në në stadiumin ”Tarczynski Arena”, në Wrocław të Polonisë, blutë e Londrës shënuan fitore ndaj Betisit, me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse skuadra spanjolle shkoi në pushim me epërsi, djelmoshat e Enzo Marescas arritën të përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola.

Abde Ezzalzouli i dha epërsinë Betisit, qysh në minutën e 9-të.

Enzo Fernandez barazoi shifrat në minutën e 65-të.

Pesë minuta më vonë, Nicolas Jeckson përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë skuadrës së Chelseas.

Jadon Sancho shënoi golin e tretë në minutën e 83-të derisa golin e sigurisë e shënoi Moises Caicedo në 90+1./IndeksOnline/