Më në fund ka paqe në Gaza, mijëra njerëz po kthehen në vendlindje

Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur drejt Gazës Veriore pasi ushtria izraelite tha se një marrëveshje armëpushimi kishte hyrë në fuqi.
Fillimi i ofensivës izraelite në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor bëri që rreth një milion palestinezë të largoheshin nga pjesa veriore e rajonit.

Sulmet izraelite kanë shkatërruar pjesën më të madhe të veriut, duke e bërë atë pjesërisht të pabanueshëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një fjalim pasi marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 12:00 sipas orës lokale (11:00 GMT)./Indeksonline/
Tens of thousands of Palestinians are walking back to Gaza City as Israel’s military begins its withdrawal following the ceasefire agreement.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) October 10, 2025
Al Jazeera’s @TareqAzzoum is there, watching what he described as ‘an endless tide of humans.’ pic.twitter.com/vvjDc2tbIP