Më në fund, kalaja e Prizrenit po bëhet me teleferik

Kalaja e Prizrenit do të bëhet së shpejti me teleferik. Krejt kjo pas marrëveshjes që u nënhskrua sot nga Komuna e Prizrenit, ministria e Infrastrukturës dhe agjensioni Swiss-Contact.
Lajmi është dhënë nga i pari i komunës, Shaqir Totaj.
“Sot së bashku me Ministrin e Infrastrukturës Aliu, dhe agjencionin Zviceran Swiss-Contact, nënshkruam marëveshjen tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë” shkruan Totaj në njoftim./Indeksonline/
