22:53 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Më në fund, Kiara Tito zbulon raportin që ka me Butrint Imerin

Prej kohësh është spekuluar për një lidhje në mes të këngëtarit, Butrint Imeri dhe moderatores nga Shqipëria, Kiara Tito.

Dyshja asnjëherë nuk kanë konfirmuar e as pohuar raportin në mes tyre, por së fundi e ftuar në emisionin ‘Thumb’, Kiara ka sqaruar gjithçka në lidhje me këto thashetheme, transmeton Indeksoline.

“Shpeshherë kam dëgjuar këto ditë se më në fund publikuat foto e bëtë publike marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që nuk është e thënë që ti të marrësh pjesë në videoklipin e një shoku dhe të publikosh e pohosh marrëdhënien që mund të keni përveçse shoqërore” deklaroj prezantuesja.

“E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk, e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashetheme dhe u vazhdua për vite me rradhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë” vazhdoj tutje Kiara.

Ndërkohë, këto ditë Butrinti publikoj projektin e ri ‘Hajt Hajt’ ku protagonistja në klip ishte vet moderatorja./Indeksonline/