75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Më në fund, Komuna e Prishtinës po heq mbetjet e lodrave në dy lokacione në kryeqytet

Komuna e Prishtinës po heq mbetjet e lodrave në dy lokacione në kryeqytet, në hyrje të Parkut të Tokbashqes dhe tek hyrja e QKUK.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, teksa thotë se hapësirat publike do të lirohen.

“Kemi inicuar procedurat për heqjen e këtyre mbetjeve (lodra) në hyrje të Parkut të Tokbashqes dhe tek hyrja e QKUK! Hapësirat publike do të lirohen!”, ka shkruar ai.