75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / S Z

Më në fund, KQZ nesër certifikon rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbaj mbledhjen e radhës.

 E në rend dite është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 09 shkurt.

Mbledhja do të fillojë në ora 16:00.

Ndryshe, sot Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet.