75 Mall Live Search
18:35 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Më në fund lë gjurmë me fanellën e Brightonit, Brajan Gruda bën asist në FA Cup

Skuadra e Brightonit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Norwich Cityt në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Në këtë takim gjurmë la edhe lojtari shqiptar, Brajan Gruda, shkruan Indeksonline

Gruda bëri asist te goli i katërt i shënuar nga March në minutën e 74’të.

Ky ishte asisti i parë i Grudës me fanellën e Brightonit qysh prej transferimit të tij nga Mainzi i Gjermanisë./Indeksonline/