75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / G T

Më në fund me paraqitje pozitive, Antony mbrëmë shkëlqeu në UEFA Europa League

Skuadra e Real Betis ka barazuar 2:2 ndaj Nottingham Forets, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League.

Paraqitje super pozitive pati lojtari brazilian, Antony, shkruan Indeksonline

Antony shënoi një gol dhe bëri një asist, duke u vlerësuar me notën 8.4 në faqen “Flashscore”.

Sulmuesi brazilian më në fund shfaqi paraqitje të mirë, pasi në dy ndeshjet e para të këtij sezoni nuk ishte edhe aq në formë.

Kujtojmë se Antony mbeti në Betis edhe pse ishte nënkontratë me Manchester Unitedin. Tashmë ai është lojtar i plotë i klubit spanjoll./Indeksonline/

Image