75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Burim

Më në fund, Mefi i duartroket Hajrullahut

Hajrullah Çeku ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Në ngjarjen ku u shpall kandidatura, i pranishëm ishte edhe deputeti Mefail Bajqinovci, i cili duartrokiti këtë hap të Çekut, duke treguar mbështetjen e tij të qartë, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku thtoë se kjo kandidaturë nuk është thjesht një hap formal, por një zotim për një drejtim të ri për Prishtinën.

“Është nder dhe përgjegjësi që e marr me gjithë përkushtimin tim. Ky nuk është vetëm një hap formal, por një zotim i qartë për një drejtim të ri për kryeqytetin tonë, një Prishtinë që funksionon, që zhvillohet dhe që nuk lë askënd pas”, shkruan Çeku.

Ai ka shtuar se synimi i tij është një Prishtinë funksionale, e zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.

“E duam Prishtinën me planifikim urban që ruan identitetin dhe ndërtim që ka kuptim, jo vetëm beton. Me institucione që dëgjojnë, jo që heshtin”, ka shkruar Çeku. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: