75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

Më në fund, Meghan Markle po përpiqet të bëjë paqe me të atin

Fillimi i një epoke të re! Meghan Markle po përpiqet të rregullojë marrëdhënien me të atin! Thomas Markle, mësohet se sapo ka dalë nga spitali pas problemeve me shëndetin. 

“Ndihem shumë mirënjohës dhe me fat që jam ende gjallë. Dua t’i falenderoj të gjithë, veçanërisht mjekët që u kujdesën për mua. Ishin ëngjëj.”- u shpreh babai i princeshës për Daily Mail, duke shtuar se ka marrë mesazhe nga pafund njerëz. 

Ndërkohë, burime për The Mirror bëjnë me dije se nga ana tjetër Meghan është e shqetësuar për gjendjen e të atit dhe pavarësisht konflikteve që kanë mes tyre po përpiqet ta kontaktojë në mënyrë private. Kjo, sepse nuk do që asnjë pjestar tjetër i familjes të përfshihet në këtë çështje. 

“Meghan s’mund të kontaktojë motrën sepse mendon që të gjithë kanë axhendat dhe punët e tyre. Nëse do të flasë me të atin, do ta bëjë në mënyrë private. Pa fotografë, Netflix apo gjëra të tjera publike.”

Babai i Meghan fatkeqësisht u bë i famshëm për konfliktet me të bijën dhe mungesën e respektit të limiteve të saj.