16:17 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Më në fund, Mirlind Daku shënon golin e parë në vitin 2024

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Akhmat Grozny, e vlefshme për javën e 22-të në Premier League në Rusi.

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline

Daku shënoi në minutën e 35’të për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave skuadrës së tij ruse.

Ky ishte goli i parë i Dakut gjatë vitit 2024, kurse i pesti në kampionatin rus me fanellën e Rubin Kazanit./Indeksonline/