Më në fund, Modric gjen kohë për pushime

Pas një sezoni të ngarkuar, Luka Modric ka gjetur kohë për pushime.
Mesfushori kroat i Real Madridit, ka nisur pushimet me familjen dhe miqtë e tij në portin e Srebrenos, në jug të Dubrovnikut, shkruan IndeksOnline.
37-vjeçari javën e kaluar fitoi medaljen e argjentë në Ligën e Kombeve me Kroacinë, pasi u mposht në finale nga Spanja.
Raportohet se ditën e hëne Real Madridi do të njoftojë vazhdimin e kontratës me Luka Modricin edhe për një sezon.
Mesfushori kroat pas një sezoni të ngarkuar me Real Madridin dhe kombëtaren, ka nisur pushimet në vendlindje.
Siç shkruan portali Županet.hr, Modric të shtunën ka hipur në jahtin e tij me familjen dhe miqtë e tij në portin e Srebrenos, një vend në jug të Dubrovnikut./IndeksOnline/