75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / S Z

Më në fund, në fundjavë nis asfaltimi i segmentit të parë në autostradën Prishtinë-Pejë

Së shpejti pritet të fillojë asfaltimi i segmentit Dollc-Pejë, si pjesë e zgjerimit të rrugës nacionale, Prishtinë-Pejë.  Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Lika, inxhinieri i kompanisë “Lika”, e cila po i kryen punimet në këtë pjesë të rrugës.

Lika ka thënë se sot kanë filluar ta shtrojnë pjesën finale të zhavorit. Ndërsa thotë se asfaltimi i kësaj pjese pritet të fillojë nga 20 deri me 21 qershor.

“Sot kemi filluar me shtre zhavorin, pjesën finale të zhavorit. Kjo na merr kohë tri ditë. Atëherë llogaritet që nga 20- 21 qershor, aty diku të fillojë asfaltimi i rrugës nga Dollci”, tha ai.

Ndërsa ka thënë se asfaltimi i kësaj pjese të rrugës, pritet të përfundojë  kah mesi i muajit korrik.

“Jemi duke e ndërtu dhe një mbikalim dhe ai merr kohë nja 15- 20 ditë. Është dhe një pjesë tjetër që do të asfaltohet dhe nga mesi i muajit korrik, besoj do të përfundojmë, nëse shkon gjithçka mirë. Sipas planit rruga pritet të përfundojë kah mesi i muajit të ardhshëm”, tha ai./Indeksonline/