Më në fund një fitore në shtëpi pas dy muajve, Liverpooli e mposht Aston Villan
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Mohamed Salah ishte ai që shënoi golin e parë në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Kurse në pjesnë e dytë, mesfushori holandez, Gravenberch shënoi për 2:0 – që ishte rezultati final i këtij takimi.
Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit në shtëpi në Premier League qysh nga muaji shtator (fitorja ndaj Evertonit).
Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/

