75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / mp

Më në fund, Onokologjia në QKUK nis punën me dy ndërrime

Klinika e Onkologjisë në QKUK, nga 2 dhjetori duhet të punojë me dy ndërrime sa i përket dhënies së kimioterapisë.

Tashmë me vendimin e ri që ka hyrë në fuqi pacientët që trajtohen me kimioterapi nuk do të presin për marrje të këtyre shërbimeve.

Vendimi është marrë duke pasur parasysh, nevojat e pacientëve për të siguruaar vazhdimësin e shërbimeve, nevojat e pacientëve për marrjen e këtyre në kohë më të shpejt, efikasitet më të lartë dhe pa pritje.

Sipas vendimit të cilin e ka siguruar Indeksonline  kjo  do të jetë struktura e re e orarit

Ndërrimi i parë 07:00-13:00h

Ndërrimi i dytë 13:00-19:00h.

Po ashtu do të ketë edhe rotacion të punonjësve. Punonjësit do të punojnë me  rotacion, në periudhën, javë, muaj, me qëllim që të sigurohet një shpërndarje e barabartë e ndërrimeve.

Ndërsa sipas vendimit pushimet di të caktohen në përputhje me politikat e brendshme të klinikës dhe do të aprovohen nga menaxheri i klinikës gjegjëse.

Po ashtu në mbështetje të këtij vendimi do të jenë edhe Klinika e Biokimisë , Sektori Farmaceutik, si dhe Shërbimet Teknike./Indeksonline/