19:24 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Më në fund pastrohet Ferizaji: Largohen 10 tonelata mbeturina

Qyteti i Ferizajit sot ka marrë një pamje tjetër.

Në këtë ditë me diell, punëtorët fizik të kompanisë përgjegjëse në komunën e Ferizajit kanë larguar 10 tonelata mbeturina nëpër rrugët e qytetit.

“Disa nga këndet e rrugëve të qytetit, ku ishin grumbulluar mbeturina të hedhura jashtë vendit e orarit të caktuar, u pastruan qysh mëngjesin e sotëm. Janë plot 10 tonelata mbeturina që burrat e palodhshëm të ndërmarrjes së pastrimit i hoqën, për t’ia kthyer pastërtinë që meriton çdo kënd i Ferizajt.

Vetëdijësimi qytetar duhet të rritet, që ambientet e përbashkëta t’i mbrojmë nga ndotja”, thuhet në njoftimin e Komunës./IndeksOnline/