Më në fund, përfundon i gjithë dekorimi i Prishtinës për fundvit
Prishtina ka vonuar sivjet me dekorimin e qytetit për fundvit.
Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe një javë para Vitit të Ri, më në fund, sonte në Prishtinë janë ndezur të gjitha dritat, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se tani bredhat në tri sheshet dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin.

“Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit”, ka shkruar Ahmeti duke bashkangjitur edhe disa fotografi të pamjes që ka marrë kryeqyteti.
Ndryshe, duhet cekur se dekorimi i kryeqytetit sivjet i ka kushtuar Komunës së Prishtinës 75 mijë euro.
Gjithashtu, Ahmeti përmes një postimi tjetër ka njoftuar edhe për agjendën e aktiviteteve kulturore- duke treguar se për cdo mbrëmje deri më 30 dhjetor do të ketë m uzikë në sheshin, Zahir Pajaziti.
Agjenda e aktiviteteve kulturore – muzikë çdo mbrëmje në Sheshin Zahir Pajaziti.
Tregu i Fundvitit
Sheshi “Zahir Pajaziti”
E hëne, 24 Dhjetor
20:00h
Gesundheit
E martë, 25 Dhjetor
20:00h
JAzzKOVA
E mërkurë, 26 Dhjetor
20:00h
Art Lokaj & Labinot Avdiu
E enjte, 27 Dhjetor
20:00h
Flaka Krelani & Band
E premte, 28 Dhjetor
20:00h
Gent Malazogu & Albin Kllokoqi
Unplugged Christmas Songs
E shtunë, 29 Dhjetor
20:00h
Prishtina Brass
E diele, 30 Dhjetor
20:00h
Nesim Maxhuni
Homecoming
/Indeksonline/
