75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / MSH

Më në fund po punohet në Amfiteatrin e Gërmisë, Rugova ndan detaje

Në Parkun e Gërmisë tashmë po punohet në amfiteatër.

Amfiteatri i Gërmisë është duke u përgatitur për hapje në sezonin veror.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Ai ka ndarë në Facebook pamje nga punimet, si në eksterierin e amfiteatrit, ashtu edhe në brendi të tij.

“Përveç që do të marrë një pamje të re, ky amfiteatër do të jetë i gatshëm për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive dhe kulturore.

“Jemi të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojmë sa më shumë hapësira sportive dhe rekreative – në shërbim të qytetarëve dhe rinisë tone” ka shkruar mes të tjerash Rugova.

May be an image of 3 people
May be an image of 3 people and lighting
No photo description available.
No photo description available.