Më në fund, punëtorët e Trepçës do t’i marrin sot pagat

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se punëtorët e “Trepçës” do t’i marrin sot pagat.
Në arsyetimin e ministrisë thuhet se marrëveshja për subvencionimin e “Trepçës” është nënshkruar më 16 shkurt, por që procedurat e pagesës kanë marrë kohë, me ç’rast janë vonuar edhe pagat.
“Më 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me “Trepçën” Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.
Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e “Trepçës” sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar “Trepçën”. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte alokuar 1.1 milionë për këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit./Indeksonline/