Më në fund shfaqet Conte, kjo është deklarata e tij pas shkarkimit
Trajneri i njohur italian, Antonio Conte më në fund është shfaqur në media duke dhënë deklaratën e tij pas shkarkimit.
Italiani u shkarkua gjatë javës së kaluar nga Blutë e Londrës, duke u zëvendësuar nga Maurizio Sarri, shkruan IndeksOnline.
Ai përmes një shkrimi të gjatë, ka falënderuar gjithë skuadrën e Chelseas, futbollistët, stafin dhe tifozët.
“Unë dua që t’ju falënderoj të gjithëve, miqve të mi në Chelsea, për punën dhe mbështetjen e tyre të vështirë gjatë dy sezoneve, të cilat na mundësuan ta fitojmë Premierligën dhe Fa Cup. Për lojtarët, talenti dhe angazhimi i të cilëve ka qenë i rëndësishëm për sukseset tona, i falënderoj për gjithçka. Ka qenë kënaqësi për të punuar me ju çdo ditë. Për stafin tim, të cilët kanë punuar aq shumë, duhet të them faleminderit për profesionalizimin dhe përkushtimin e bërë. Unë kam kaluar shumë mirë në Angli dhe në Londër. Poashtu dua që t’i falënderoj edhe tifozët e Chelseat, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ishte fantastike për mua të ndaj emocionet, pasionin dhe entuziazmin tim gjatë dy sezoneve të paharruar. Chelsea gjithmonë do të qëndroj në zemrën time. Unë shpresoj se kjo skuadër të ketë sukses dhe të vazhdojë më këtë ritëm në të ardhmen”, shkruhet në mesazhin e Contes.
Conte gjatë qëndrimit të tij në Chelsea, udhëheqi klubin në 76 takime në Premierligë, duke fituar 51 herë, 10 barazime dhe 15 humbje.
Ai fitoi tri herë çmimin e trajnerit të muajit gjatë sezonit 2016/17./IndeksOnline/