75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 20 Gusht 2021 / B O

Më në fund, Spanja e Barcelona mirren vesh që Pedri të ketë pak ditë pushimi

Pedri Gonzales, vetëm 18-vjeç, është një nga lojtarët më të aktivizuar në Europë në sezonin që lamë pas, por edhe në Europian e më pas në Lojërat Olimpike me Spanjën.

Talenti i Barcelonës ka luajtur në 60 ndeshje në harkun e vetëm një viti, pa bërë asnjë pushim, ndryshe nga pjesa më e madhe e shokëve të tij, që nuk shkuan në Lojërat Olimpike dhe pushuan në plazhet më të bukura të globit.

Edhe në ndeshjen e parë të La Ligas ndaj Real Sociedad, Pedri ishte në fushë dhe luajti gjithë minutat e sfidës. Por Barcelona dhe Spanja e dinë shumë mirë se Pedri ka nevojë për pushim.

Kështu, Nga Spanja raportohet se Barcelona dhe kombëtarja kanë gjetur akordin verbal për të mos e grumbulluar Pedrin në ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit dhe më në fund adoleshenti të ketë mundësi të pushojë dhe të relaksohet.