Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës , kanë votuar pas muaj të tërë përpjekjeje Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Me 72 vota për dhe asnjë kundër u votua ky projektligj.
Ndryshe në lexim të dytë, ky projektligj , arriti të votohej, pas dakordimeve që pati midis partnerëve të koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila dy ditë më parë edhe dërgoi kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij para deputetëve theksoi se në 3-mujorin e parë e vitit të ardhshëm shpreson që paratë do të shpërndahet për të gjithë përfituesit e rimëkëmbjes ekonomike.