20:53 / E Hënë, 18 Nëntor 2019

Më në fund! Zbulohet kujt i kushtohet kënga e Bleona Qeretit: Ti nuk di as me ma lyp!

Ditën e djeshme në emisionin “Thumb On” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ishte i ftuar shkrimtari i njohur Agim Doçi.

Në studio ata diskutuan rreth teksteve të këngëve në ditët e sotme që kanë degjeneruar në larg poezisë e shpesh në to dëgjon gjëra nga më të çuditshmet.

Aulona e ka ngacmuar poetin e njohur se një nga komentuesit ka quajtur të pakuptimtë edhe një nga tekstet që ai ka shkruar, “Ti nuk din as me ma lyp”, kënduar nga Bleona Qereti.

“Nuk dinë tekstin. Unë e kam shkruar këtë tekst dhe më vjen shumë mirë që e kam shkruar unë. Bleona thotë në poezinë e asaj kënge, unë jam vajzë qytetare thotë, dhe si unë ka gjithkund, ti psikologji fshatare flet për pronat në katund.

Tani imagjinoni t’u flas ju të dyjave për ca prona që kam unë në një fshat ku ka lindur babai im me gjyshin. Edhe ajo i thotë atij. Se ai i thotë asaj hajde të martohemi nja dy javë bashkë. Ai ishte një shqiptarë i Kosovës, 1.96 i gjatë.

Ajo është histori e vërtetë. Të gjitha historitë që unë shkruaj janë të vërteta. Kam qenë dëshmitar aty, se Bleona rrezatonte dhe i tha do fejohemi. Dhe Bleona më tha, këputja këtij.”,- u shpreh Doçi.