14:50 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Më në fund zgjohet Milani, kërko supersulmuesin

Vështirësia e Milanit për të gjetur rrugën e rrjetës ishte problemi kryesor që është përballur si Montella po ashtu edhe Gattuso.

Dy sulmuesit e afruar gjatë verës, Andre Silva dhe Nikola Kalinic nuk po bindin dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të zgjohen për një goditje të madhe.

Massimiliano Mirabelli vlerëson Andrea Belottin dhe e konsideron atë qendër ideale për të synuar më lartë, shkruan indeksonline.

Sipas raporteve në itali, Milan synon të rihapë negociatat me Torinon , duke synuar zbritjen në krahasim me 100 milionë vlerësimet e bëra vetëm gjatë verës së kaluar nga Presidenti Kajro.

Ideja do të ishte vendosja e një oferte prej 70 milionë eurosh , një shifër që konsiderohet e përshtatshme për vlerën e italianit. /IndeksOnline/