75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / mp

“Me ni t’prekme” dhe në emrin tënd! në Aeroportin e Prishtinës

Për të siguruar që çdo konsumator, sidomos ata nga diaspora dhe banorët vendës, të kenë sa më të lehtë përditësimin e të dhënave, KESCO ka vendosur dy stenda në Aeroportin e Prishtinës, njëri te mbërritjet e tjetri te nisjet.

Pra, përmes fushatës “Në emrin tënd”, kompania tashmë është e qasshme për të gjithë qytetarët e vendit që udhëtojnë nga aeroporti, mbërrijnë aty apo e vizitojnë për një arsyje apo tjetër. Përditësimi është obligim ligjor që mund të kryhet shumë lehtë dhe nuk merr as 5 minuta kohë.

Të njëjtën kohë aty është duke u bërë edhe promovimi i fushatës “Me ni t’prekme” për versionin e ri të aplikacionit eKesco, Aty, qytetarët pos që mund ta shkarkojnë këtë aplikacion, punëtorët tanë edhe ua shpejgojnë mënyrën e funksionimit dhe të gjitha lehtësirat që ka aplikacioni i ri.

Këto dy shtande janë tregues i qartë që KESCO është kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve dhe t’u sherbejë atyre, duke ua lehtësuar secilën procedurë dhe duke ua mundësuar qasjen e plotë dhe efikase në secilin shërbim.

Standat shërbejnë edhe si pikëtakim me konsumatorët. Ne mezi presim t’i takojmë ata, t’u përgjigjemi pyetjeve të tyre dhe të ndërtojmë partneritet me ta që sjell benefite të dyanshme.

Kjo fushatë pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe kënaqshmërisë së konsumatorëve.