Me një dedikim për ndjekësit, Butrinti tregon datën e këngës së re

Këngëtari Butrint Imeri ditë më parë ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Fjala është për këngën ‘Phantom’, në klipin e të cilës do merr pjesë edhe modelja bukuroshe, Arta Nitaj, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, sonte, këngëtari hodhi një video tjetër, ku zbuloi detajin që ndjekësit e kanë pritur që një kohë të gjatë.
Butrinti tha se kënga do publikohet me 22 dhjetor të këtij viti.
Madje, në video dëgjohet edhe një dedikim i bukur, i bërë për ndjekësit e tij./Indeksonline/